E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 26 parti politike
Lajme

Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 26 parti politike

Mungojnë Basha dhe Alibeaj

Kur kanë mbetur dhe dy ditë nga afati i regjistrimit të partive, në KQZ janë regjistruar deri tani 26 parti për të marrë pjesë.

Tashmë janë regjistruar Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama, PD e Sali Berishës, PL e Ilir Metës, Nisma Thurrje e Endri Shabanit, “Mundësia” e Agron Shehajt, “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit.

Ende kësaj liste nuk i është bashkuar partia e Bashës, Demokratët Euroatlantikë as “Djathtas 1912’ e Enkelejd Alibeajt.
Numri i partive që kanë depozituar kërkesë për regjistrim në zgjedhjet e 11 majit:

1-  Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
2- Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L)
3- Partia Kombëtare Konservatore Albania (PKKA)
4- Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH/PD)
5- Mundësia (Mundësia)
6- Partia Kristian Demokrate (PKD)
7- Nisma Thurje (Nisma)
8- Partia e Unitetit Kombëtar (PUK)
9- Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)
10- Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
11- Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK)
12- Partia e Lirisë (PL)
13- Partia Balli Kombëtar Shqiptar (PBK)
 14- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
 15- Lëvizja Bashkë (Bashkë)
16- Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (PLSHB)
17- Partia Ora e Shqipërisë (POSH)
18- Partia Emigracioni Shqiptar (PESH)
19- Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen (MEGA)
20- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH)
21- Partia Agrare Ambjentraliste e Shqipërisë (PAA)
22- Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)
23- Partia Drejtësia Shoqërore (PDSHSH)
24- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
25- Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK)
26- Partia Lëvizja Atdheu (LA)

Regjistrimi i partive garuese në zgjedhje duhet kryer brenda një jave deri më 25 shkurt. Koalicionet duhen regjistruar deri më 7 mars, ndërsa emrat e kandidatëve për deputetë duhen dorëzuar në KQZ brenda 12 marsit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.