Zgjedhjet e 25 prillit/ 20 komisionerë kallëzohen në Prokurori sepse…
Njëzetë komisionerë që janë marrë me pajisjet elektronike të identifikimit të votuesve gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, do të kallëzohen penalkisht në Prokurori nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.
Sekretari i Përgjithshëm Ylli Merkaj tha sot në mbledhjen e KQZ se nga kryqëzimi i të dhënave, “rastet e cilësuara nga sistemi si te dyshimta nga te cilat 1006 u konfirmuan nga stafi i trajnuar i KQZ prej kompanisë kontraktuese si te qenësishme”.
“Gjatë procesit të kryqëzimit u konstatuan se 20 individë me indentitet të njëjtë janë identifikuar nga pajisja elektronike PAY në dy qendra votimi të ndryshme e do t’i referohet kallëzim penal në Prokurori”, tha Merkaj.
Komisioneri Shtetëror e miratoi sot raportin me gjetjet kyçe të procesit të kryqëzimit të të dhënave të përfituara nga procesi i identifikimit elektronik e biometirk për zgjedhjet e 25 prillit.
PËRMBLEDHJE SHPJEGUESE E PËRMBAJTJES SË PROJEKTAKTIT
Administrata e KQZ-së bazuar në udhëzimin nr. 15, datë 07.10.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për përcaktimin e procedurave të këqyrjes paszgjedhore të fletëve të votimit dhe materialeve zgjedhore”, pas zgjedhjeve te datës 25 Prill 2021 çdo Pajisje Identifikimi u kthye ne magazinat qendrore te KQZ per procesim.
Memoriet USB u tërhoqën nga pajisjet e identifikimit dhe u qendërzuan ne serverin SEIV duke populluar data bazën CVIS ne nivelet hierarkike sipas shpërndarjes gjeografike.
Pas procesit te konsolidimit te te dhënave, ABIS filloi procesimin e te dhënave duke kryqëzuar çdo identitet kundrejt 1,602,741 votuesve te identifikuar gjate ditës se zgjedhjeve te date 25 Prill 2021.
Pas procesimit ABIS prodhoi rastet e cilësuara nga sistemi si te dyshimta nga te cilat 1006 u konfirmuan nga stafi i trajnuar i KQZ prej kompanisë kontraktuese si te qenësishme.
Në përfundim të procesit të këqyrjes duke marrë në konsideratë gjetjet minimale te rasteve te dyshuara nga procesi i kryqëzimit, sugjerojmë implementimin e sistemit te Identifikimit Elektronik në një shkallë më të gjerë në proceset e ardhshme të votimit.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM Ylli MERKAJ
PR O J E K T V E N D I M PËR MIRATIMIN E RAPORTIT MBI GJETJET KYÇE TË PROCESIT TË KRYQËZIMIT TËTË DHENAVE ELEKTRONIKE DHE BIOMETRIKE TË MBLEDHURA NGA PAJISJET E IDENTIFIKIMIT ELEKTRONIK NË ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISËTË DATËS 25.04.2021
Në mbështetje të neneve 14, 19, pikat 1, shkronjat “c” e “n”, e 2, 23, pika 8, dhe 167/2, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Nënkomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve
V E N D O S I N:
1. Miratimin e raportit mbi gjetjet kyçe të procesit të kryqëzimit të të dhenave elektronike dhe biometrike të mbledhura nga pajisjet e identifikimit elektronik sipas dosjes elektronike të enkriptuar, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Të bëhet kallëzim pranë organit të prokurorisë për shkeljet e konstatuara.
3. Ky vendim hyn nё fuqi menjёherё dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 30 (tridhjetë) ditëve në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



