E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet e 25 prillit, Qeveria shtyn afatin e vlefshmërisë së kartave të ID
Publik News

Zgjedhjet e 25 prillit, Qeveria shtyn afatin e vlefshmërisë së kartave të ID

Të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilëve u ka skaduar letërnjoftimi dhe nuk e kanë rinovuar atë, do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

 

 

Këshill i Ministrave ka vendosur sot shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimeve deri në datën 30 prill 2021, pra 5 ditë pas ditës së zgjedhjeve.

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi nga data 25 mars.

AKT NORMATIV PËR

NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1

Neni 9/2, i ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 9/2
Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon deri në datën 25 prill 2021, zgjatet deri në datën 30 prill 2021.”.

Neni 2
Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.