E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet e 30 qershorit/ 1,4 milionë qytetarë do të votojnë me karta identiteti të skaduara
Lajme

Zgjedhjet e 30 qershorit/ 1,4 milionë qytetarë do të votojnë me karta identiteti të skaduara

Në 30 qershor do të mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri. Mendohet se 1.4 milionë shqiptarë do të votojnë me karta identiteti teknikisht të skaduara në këto zgjedhje që janë larg vetëm 40 ditë.

Ky është numri i kartave elektronike të identitetit të lëshuara më 2009, vitin e parë të futjes së tyre në Shqipëri. Afati 10 vjeçar i tyre ka mbaruar apo do të mbarojë gjatë këtij viti, një pjesë e madhe para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Kjo do të thotë se shumë prej shtetasve ose duhet të përdorin pasaportat ose duhet të nxjerrin karta të reja për të marrë pjesë në zgjedhje.

Para një muaji, qeveria ka vendosur ta zgjidhë me një ligj këtë problem, duke miratuar një ligj që shtyn deri në fund të vitit 2019 afatit e skadimit të të gjitha kartave të lëshuara nga data 9 shkurt 2009 deri më 31 dhjetor 2009.

Ligji përcakton vetëm se çdo kartë duhet të ketë afat 10 vjeçar, por data përkatëse të skadimit nuk mund të caktohen me ligj.

Në të vërtetë ligji nuk bazohet në asnjë bazë kushtetuese apo ligjore. E vetmja referencë ligjore në hyrje të ligjit janë nenet 78 dhe 83 të Kushtetutës, të cilat përcaktojnë mënyrën si miratohen, në përgjithësi, ligjet në Kuvend por nuk kanë asnjë lidhje me të drejtën e qeverisë për t’u marrë me çështjen e letërnjoftimit të qytetarëve.

Sipas “Exit.al”, qeveria e ka justifikuar ligjin me nevojën për të mos iu mohuar qytetarëve të drejtën e votimit, duke pohuar se ka ngarkesë të madhe në kërkesat për rinovim që do të thotë se shume nuk do arrijnë të prodhohen dot në kohë për zgjedhje.

Shtetasit mund të votojnë edhe me pashaporta, por qeveria shprehet se për shumë persona edhe pasaporta edhe karta e identitetit skadojnë në të njejtën kohë. Sa është numri i këtyre shtetasve që ju mbarojnë afatet e të dy dokumentave që lejohen për identifikimin e zgjedhjeve nuk është bërë e ditur.

Edhe pse infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm, edhe pse përvoja në lëshimin e kartave është e madhe, edhe pse edhe qytetarët janë më të informuar, qeveria Rama është dorëzuar. Ajo në fakt ka patur kohë të planifikojë. Gjithashtu, qeveria ka patur kohë t’u bëjë thirrje qytetarëve që më parë që të aplikojnë para kohe për rinovim, por nuk e ka bërë. Ka gjetur një rrugë të shkurtër dhe me gjasa të paligjshme për ta zgjidhur këtë problem.

Mbetet për të parë se cilat do të jenë pasojat e këtij veprimi në zgjedhje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.