E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet e 6 marsit/ Rama dhe Berisha vendosin dy gra  përballë, asnjë emër nga Basha
Publik News

Zgjedhjet e 6 marsit/ Rama dhe Berisha vendosin dy gra përballë, asnjë emër nga Basha

Shkodër- Pas Durrësit, Shkodra është qarku i dytë që po shkon drejt konsolidimit të kandidaturave për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në 6 bashkitë pa kryetarë.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të kandidojë Majlinda Angonin për kryetare të Bashkisë së Shkodrës.

Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike, i themeluar nga ish-kryeministri Sali Berisha kanë zbuluar emrat e të zgjedhurve të tyre për 6 marsin, datë tashmë e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.

Shkodra është e vetmja që drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, pasi Voltana Ademi vendosi të qëndrojë në detyrë, ndërsa 5 bashkitë e tjera vijojnë punën me kryetar të komanduar.

Ademi e cila ka marrë pjesë nga takimet e Berishës duket se do jetë edhe e preferuara e tij përballë të pefektes së Shkodrës të emëruar nga Rama. Nga PD zyrtare deri më tani nuk ka asnjë emër, duket se kalimi i Voltana Ademit në kampin e Berishës e ka lënë pa një emër konkret kreun e PD, Lulzim Basha.

Kujtojmë se partia Socialiste me në krye kryeministrin Edi Rama ka mbledhur kryesinë në Durrës e Shkodër. PS Kandidatë për kryetare bashkie në këto dy zona ka zgjedhur dy gra. Durrësi nuk ka risi, pasi vjen me Emirjana Sakon, e cila është e komanduar si kryebashkiake në qytetatin bregdetar.

VAKANCAT NË BASHKI:

SHKODËR: Valdrin Pjetri, për shkak të dekriminalizimit; vakant që prej datës 15 gusht 2019

VORË: Agim Kajmaku, për shkak të dekriminalizimit, vakant që prej datës 1 nëntor 2019

DURRËS: Valbona Sako, për shkak të dorëheqjes; vakant që prej datës 1 dhjetor 2019

DIBËR: Dionis Imeraj, Dibër, dha dorëheqjen pasi kandidoi për deputet; vend vakant që prej datës 8 mars 2021

RROGOZHINË: Haxhi Memolla, Rrogozhinë, ndahet nga jeta; që prej datës 22 shkurt 2020

LUSHNJË: Fatos Tushe, u shkarkua nga Qeveria, pasi u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion, vakant që prej datës 7 korrik 2021/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.