Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, përfundon mbledhja e Kryesisë së PS/ Ja kush janë kandidatët zyrtarë në 5 bashkitë e vendit (EMRAT)
përfunduar mbledhja e Kryesisë së PS-së ku janë caktuar kandidatët zyrtarë që do të garojnë në 5 bashki të vendit në zgjedhjet e 6 marsit.
Në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që në bashkinë e Dibrës të kandidojë Rrahman Spahiu, kandidati socialist në Vorë do të jetë Blerim Shera dhe në Rrogozhinë Edison Memolla.
Në Shkodër do të garojë prefektja e qarkut Majlinda Angoni. Në Durrës kandidatja e socialistëve do të jetë kryebashkiakja aktuale Emirjana Sako.
Pa kandidaturë ka mbetur vetëm Lushnja, bashki për të cilën do të vendoset në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë.
(17:49) Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit/ Mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste, pritet të caktohen kandidatët për bashkitë
Kujtojmë që tetë ditë më parë presidenti Ilir Meta dekretoi caktimin e 6 marsit për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Komisioni rregullator në KQZ vendosi që fushata zgjedhore të nis më 17 shkurt dhe të zgjasë më pak se një muaj, për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion për respektimin e afateve ligjore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



