Zgjedhjet lokale do tē mbahen me 14 maj 2023
Rama i pasigurtë: Mund të humbasim më shumë se gjysmën e bashkive…
Kryeministri Edi Rama mblodhi në fundjavë, në qytetin e Durrësit kryebashkiakët dhe drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe. Mbledhja kishte në fokus të bisedimeve zgjedhjet lokale të vitit 2023.
Në takim mësohet se Rama ka deklaruar se na pret një dimër shumë i vështirë dhe në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen me 14 maji 2023 mund të humbasim shumicën e bashkive, jo për fajin tuaj por për shkak të çmimeve të naftês, energjisë elektrike dhe në përgjithësi rritjes se kostove të jetesës për shumicën e popullsisë.
Kujtojmë se kreu i qeverisë u takua mëngjesin e së hënës jo formalisht edhe me presidentin Bajram Begaj ku kanë përcaktuar datën 14 maj 2023 si datë të zgjedhjeve vendore.
Kujtojmë se kreu i shtetit është takuar edhe me krerët e Grupeve Parlamentare dhe ka diskutuar rreth datës së zgjedhjeve lokale, 2023./ Publik.live
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



