Kreu i Partisë Demokratike u ka bërë thirrje sërish shqiptarëve të Malit të Zi që të votojnë për partitë shqiptare në zgjedhjet e 30 gushtit.
Me anë të një postimi në ‘twitter’, Basha shkruan se duhet të votojnë vetëm deputetët shqiptarë të partive shqiptare janë në shërbim të shqiptarëve.
“Në 30 gusht dilni në zgjedhje e votoni parti shqiptare. Vetëm deputetët shqiptarë të partive shqiptare janë në shërbim të shqiptarëve,” shkruan Basha.




