E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet në Turqi, dalin rezultatet e para. Ja kush kryeson
Bota

Zgjedhjet në Turqi, dalin rezultatet e para. Ja kush kryeson

Ka përfunduar votimi për zgjedhjet presidenciale në Turqi. Qendrat e votimit në vend u mbyllën në orën 17:00 (2 pasdite GMT) të dielën dhe raportohet se ka nisur numërimi.

Votimi, një balotazh midis presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan dhe liderit të opozitës Kemal Kılıçdaroğlu, erdhi pasi Erdogan humbi ngushtë shumicën e nevojshme në zgjedhjet fillestare të mbajtura dy javë më parë.

Rreth 2.5 milionë vota ndanë Erdoganin dhe kundërshtarin e tij në raundin e parë.

Ka pasur kritika për fushatat përpara votimit, për shkak të shtrirjes së qeverisë në media.

Rezultatet paraprake

Sipas Anadolu Agency, agjencisë publike turke, kur janë numëruar rreth gjysma e votave, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan udhëheq me 55.8 përqind të votave, ndërsa Kemal Kılıçdaroğlu ndejk me 44.2 përqind.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Anka i jep epërsinë liderit të opozitës turke. Sipas Anka-s, Kılıçdaroğlu udhëheq me 51.14 udhëheq të votave, kundrejt 48.86 përqind të Erdogan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.