Zgjedhjet pa opozitën? Flet shefja e ODIHR, Glover: S’kam vëzhguar kurrë votime pa pakicën, por ne do…
Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR-it, Adry Glover gjatë prezantimit të ekspertëve që do të mbikëqyrin procesin elektoral të 30 qershorit, ka deklaruar se nuk i ka rastisur asnjëherë në karrierën e saj që të vëzhgojë një proces elektoral si në Shqipëri, ku nuk ka marrë pjesë opozita.
Glover është pyetur nga gazetarët nëse rasti i Shqipërisë është unik dhe nëse e ka hasur atë më parë.
Shefja e Misionit të ODIHR e pyetur nëse do t’i certifikojë këto zgjedhje dhe si do të quhet ky proces elektorale, Glover ka thënë se: “Unë do raportoj se çfarë kemi parë në këto zgjedhje siç kemi bërë gjithnjë, ne reflektojmë në çdo gjë që shohim dhe më pas nxjerrim raportin”.
Shefja e ODIHR është pyetur disa herë për mospjesëmarrjen e opozitës, por ajo ka thënë se kjo është një çështje që nuk i takon këtij misioni, ndaj ajo ka thënë se nuk do të ndërhyjnë.
“Në fakt nuk është puna jonë të ndërhyjmë duke bërë sugjerime, ne jemi këtu për të vëzhguar zgjedhjet në mënyrë të paanshme, nuk na takon ne të ndërhyjmë apo të prononcohemi për këtë”, ka thënë ajo.
Ndërkohë që Adry Glover nuk ka komentuar vendimin e djeshëm të KQZ-së për të mos regjistruar anëtarët e PD dhe LSI në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.
“Tani nuk mund të themi asgjë, siç thash ne do të vëzhgojmë dhe do të raportojmë çfarë shohim”, ka thënë ajo.
Pyetjes: Opozita nuk po merr pjesë sepse thotë se qeveria i blenë votat dhe i kërcënon qytetarët… A do të ketë një vëzhgim për këtë gjë dhe a ka nevoje për më shumë vëzhgues lokalë? Në kushtet kur vëzhguesit lokalë nuk do të jenë nga opozita?- ajo iu përgjigj se “Do ta mbajmë gjithnjë një sy hapur për të parë, për shitblerje apo kërcënime. Sa u përket vëzhguesve, mirë do të ishte nuk do bënte dëm të kishim më shumë, por nuk është gjithnjë e lehtë…Doja të përmendja se në të njëjtën kohë zhvillohen edhe zgjedhje të tjera, megjithatë ne do të jemi profesionistë.”
Keni qenë pjesë e një palë zgjedhjeve kur nuk u njoh rezultati, a shihni ndonjë ngjashmëri mes atyre të 1996 dhe këtyre që pritet të mbahen?
“Nuk i mbaj mend me skatësi në fakt ato të 1996, sepse ka kaluar shumë kohë, por le të koncentrohemi tek këto zgjedhje dhe të mos bazohemi se çfarë ka ndodhur më parë. Cdo zgjedhje është e ndryshme, edhe brenda një vendi nuk mund të krahasohen dy palë zgjedhje”, u shpreh ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



