Zgjedhjet për kreun e FSHF-së, a do i rezistojnë votuesit presioneve
Ditën e sotme mbahet Asambleja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku do zgjidhet Presidentin e ri i FSHF-së dhe 11 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.
Asambleja e FSHF-së do nisë rreth orës 09:00 në qytetin bregdetar të Durrësit dhe tre kandidatët për postin më të lartë të federatës janë 3, presidenti aktual Armando Duka (prej 16 vitesh), deputeti socialist Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala.
Një ditë më parë për moniutorimin e zgjedhjeve mbërritën ën Shqipëri edhe përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s.
Kjo garë është shoqëruar me mjaft akuza, ku deputeti Fino nga njëra anë pretendon se lista e votuesve është e përpiluar në mënyrë të paligjshme nga presidenti aktual, ndërsa Duka nga ana tjetër akuzon të parin, se po përdor zyrtarë të PS-së për të presionuar votuesit.
Në qendër kemi edhe Shpëtim Halën, i cili shprehet se kandidatura e tij është zbehur shumë nga vëmendja mediatike e përqendruar dek dy kandidatët e parë.
Sipas Dukës, përfshirja e Finos e ka politizuar garën pasi edhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, apo kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, po i bëjnë presion votuesve për të ia dhënë votën pikërisht kandidatit socialist.
“Një eksponent i lartë i Partisë Socialiste është përfshirë në garë dhe ka politizuar garën. Kjo ka bërë që antarët e Partisë Socialiste të bëjnë tifozllëk që sekretari i Partisë Socialiste të fitojë zgjedhjet në FSHF. Është ndërhyrje e politikës, dhe sot në vitin 2018, nuk kemi arritur ta zhdukim.
Çfarë do ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati që i bën presion votuesve të Shkodrës e iu tregon për kë të votojnë në FSHF. Pse bën Vangjush Dako presion në Durrës? Ja që ka ndërhyrje të politikës në zgjedhje.”, tha Duka pak ditë më parë.
Bashkim Fino, pasi shpalli kandidaturën për president të FSHF-së ka bërë disa kërkime mbi procesin zgjedhor dhe aktorët të cilën kanë të drejtë vote për të zgjedhur kreun e institucionit më të lartë të futbollit.
Fino është shprehur: “Kam kërkuar listën me shoqatat e deleguara me të drejtë vote por nuk më është dhënë me pretekstin se ‘Statuti nuk e lejon’. Lista ka 12 shoqata të paligjshme 2 prej tyre janë të rregjistruara. Mbajtja e fshehtë e listës me qëllim manipulimin e saj cënon rëndë parimin e barazisë dhe transparencës.”
Kandidati i tretë për kreun e FSHF-së, Shpëtim Hala, ka dalë në një konferencë për shtyp duke u shprehur se ndjehet i shqetësuar rreth situatës që po ndodh me dy kundërshtarët e tij.
“Jam i shqetësuar për akuzat e ndërsjellta nga të dy kandidatët. Këtë shqetësim po e ndjekin UEFA dhe FIFA dhe nuk e shoh të udhës që njerëz të veshur me pushtet të bëhen pjesë e një gare. Një tjetër shqetësim është edhe koha mediatike, ku në krahasim me dy rivalët e tjerë kam pasur shumë pak kohë në dispozicion, si në mediat lokale dhe ato kombëtare”, u shpreh Hala.
Më pas ai shtoi se pavarësisht garës së egër nuk i ka ardhur asnjë mesazh kërcënues nga asnjëri prej kandidatëve por mesazhet e personave të tjerë nuk kanë munguar dhe për këtë gjë ish-gjyqtari i futbollit pretendon se ka vënë në dijeni FIFA-n dhe UEFA-n.
Rendi i Ditës
1-Përshëndetja e presidentit Armand Duka;
2-Verifikimi i përbërjes së mbledhjes;
3-Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Verifikimit dhe numërimit të votave;
4-Emërimi i delegatëve për të verifikuar procesverbalin e asamblesë;
5-Aprovimi i procesverbalit të Asamblesë së Përgjithshme;
6-Raporti i presidentit Duka mbi aktivitetin e Komitetit Ekzekutiv;
7-Aprovimi i pasqyrës së llogarive për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2017;
8-Pranimi i raportit të auditorit të pavarur “Deloitte Albania”;
9-Propozimi për shoqërinë audituese për vitin financiar 2018;
10-Aprovimi i buxhetit për vitin financiar 2018;
11-Raporti mbi Ligën Profesioniste të Futbollit;
12-Zgjedhjet për presidentin e FSHF-së;
13-Zgjedhja e nëntë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv;





Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



