E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet vendore/ Korreshi: Në Lushnjë PD do të ketë vetëm një kandidat
Politikë

Zgjedhjet vendore/ Korreshi: Në Lushnjë PD do të ketë vetëm një kandidat

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi në një dalje mediatike në Ora Neës, ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Korreshi ka theksuar se qyteti i Lushnjës nuk do të dalë me dy kandidatë cilido të jetë qëndrimi dhe pozicioni i të dyja palëve të PD.

“Deri në fund do jem i bindur se do realizohet. Me dy kandidatë do doja të ikja në tjetër shtet ose siç kanë bërë këtu disa kandidatë dhe zyrtarë tanë si të sëmurë, më dhemb veshi i mesit, më dhemb kurrizi, me 45 temperaturë. Por mesa kam folur me demokratët e Lushnjes, ne kemi kaluar një betejë shumë të ashpër sa nuk i shkojmë demokrati demokratit në xhenaze. Imagjino ku ka arritur inati mes demokratëve. Nuk jemi te Netflix që ta bëjmë me seriale. Morëm leksionin. Pavarësisht se unë që në 6 mars doja të dilnim me një kandidat, se gjetëm zgjidhjen.Tirana doli më e fortë se ne. Por kësaj radhe gjykoj se nuk do dalim me dy kandidatë në Lushnje”, është shprehur ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.