Zgjerohet harta, infermierja në Lezhë dyshohet për koronavirus
Koronavirus dyshohet se ka mbërritur edhe në qarkun e Lezhës pasi paraprakisht bëhet me dije se një infermiere ka rezultuar pozitive në testin e kryer.
Infermierja e cila nuk dihet se ku e ka marrë Covid-19 është dërguar në Spitalin Infektiv në Tiranë ku do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe më pas do të vendoset nëse do të shtrohet në spital apo do të vetë-karantinohet në shtëpi.
Pasi ajo dyshohet për koronavirus të gjithë kolegët e saj janë vetë-izoluar.
Kujtojmë se në vendin tonë deri më tani janë shënuar 104 të infektuar nga Covid-19 dhe 4 viktima.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



