E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Zgjerohet rrjeti i mafies së helmeve kanceroze të importuara nga miku i Ramës’
Publik News

‘Zgjerohet rrjeti i mafies së helmeve kanceroze të importuara nga miku i Ramës’

Bllokimi i një sasie të dyshuar lëndësh toksike që do të shkarkoheshin në Vlorë pasi ishin ngarkuar në traget në Brindizi të Italisë ka ngritur alarm te ekspetët e mjedisit, të cilët e shohin kalimin e tij përmes doganës si një sinjal shqetësues të mungesës së kontrollit.

Ndërkohë, sipas mediave italiane, deri tani në Shqipëri flitet për 15 ngarkesa me lëndë të rrezikshme të mbërritura, ndërsa mediat sot publikuan fotot që tregonin se një prej të arrestuarve është mik i kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Vlorë, Dritan Leli.

Këtë gjë e thekson edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili në një postim të tijin në Facebook, shkruan: “Zgjerohet rrjeti i mafies së helmeve kanceroze të importuara nga Italia nga miku i Edvin Mafisë, Zamir Toksiku!”.

Image

Policia njoftoi se kishte arrestuar Festim Tafën, 72-vjeç, kapiten i tragetit “S.T. Damian”, zv/kapitenin Kujtim Xhaferllari 65 vjeç, drejtorin e një agjencie tragetesh, Agron Brati,  48 vjeç, administratoren e kompanisë “Delfini 1” Elisabeta Çuni dhe djalin e saj, Arbër Çuni dhe drejtuesin e pikës së grumbullimit, Zamir Kormuzi.

Policia dyshon se këto produkte ishin sjellë në Shqipëri nga Elisabeta Çuni, të kamufluara si produkte kimike pastrimi. Të arrestuarit kanë mohuar akuzën, ndërsa drejtuesit e tragetit kanë pretenduar se mbetjet ishin pjesë e rinovimit të anijes. I akuzuari Brati ka mohuar të kishte dijeni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.