E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjidhet komisioni që do të vlerësojë kandidatët për SPAK
Lajme

Zgjidhet komisioni që do të vlerësojë kandidatët për SPAK

Në mbledhjen e zhvilluar dje, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ngriti komisionin e posaçëm për vlerësimin e kandidatëve për prokurorë në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Me anë të një votimi, si anëtarë të këtij komisioni u zgjodhën: Arben Dollapaj, Sandër Beci dhe Bujar Sheshi, i cili ka zëvendësuar Antoneta Sevdarin, që u largua pas vendimit të shkarkimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit(KPA). Ndërkohë, dy anëtarët e tjerë janë ndarë, një nga radhët e prokurorëve, Besnik Cani, dhe një nga anëtarët jo prokurorë të KLP-së, i cili do jetë Tartar Bazaj.ibrahimi

Ky komision do të bëjë një vlerësim paraprak për 27 kandidaturat dhe më pas emrat do t’i dërgohen Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Konkretisht, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të kalojë në skaner dosjet e hetuara ndër vite nga kandidatët për SPAK. Kështu, vlerësohen pesë dosje të përzgjedhura, kryesisht për akuzat e korrupsionit dhe krimit të organizuar që kanë trajtuar kandidatët, të cilët kërkojnë të jenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Pas kësaj, të përzgjedhurit do t’i nënshtrohen procesit të vetingut për të kaluar më pas në fazën e fundit, atë të përzgjedhjes.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion, e njohur gjerësisht si SPAK, do të jetë e specializuar për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Prandaj edhe një nga kriteret e parashikuara në ligj për anëtarin e Prokurorisë së Posaçme është eksperienca në hetimet për krimin e organizuar dhe korrupsionit. Ndërkohë, ngritja e SPAK-ut do të shkrijë Gjykatën për Krime të Rënda dhe një pjesë e kompetencave të kësaj të fundit do t’u kalojnë gjykatave në rrethe. Aktualisht, gjyqtarët e Krimeve të Rënda, në pjesën më të madhe të tyre, kanë dhënë pëlqimin për të qenë pjesë e SPAK-ut, kjo e fundit do të ketë edhe 15 prokurorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.