E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjidhet kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare
Lajme

Zgjidhet kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare

Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare është zgjedhur Joan Pelushi.

Imzot Joan Pelushi është kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Sinodi i Shenjtë zgjedhodhi Kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, që do të pasojë Kryepeshkopin e ndjerë Anastasin. Kambanat lajmëruese ranë në Kishën Ortodokse si shenjë e zgjedhjes së Kryepeshkopit të ri.

Kjo është hera e parë që Sinodi zgjedh kryepeshkop, pasi Kisha Ortodokse u udhëhoq për më shumë se tri dekada nga Anastasi. Sinodi i Shenjtë i Kishës u mblodh pas Liturgjisë Hyjnore,  ku besimtarët u lutën që anëtarët e sinodit të kenë ndriçimin të votojnë njeriun e duhur, ndërsa përkon edhe me Ditën e Dytë të Kreshmës.

Pasi sinodi të zgjedhë, Kryepeshkopi i ri do të hyjë në Katedrale ku siç mësohet do të japë edhe një mesazh publik. Me shpalljen e emrit të Kryepeshkopit të ri, bien kambanat në të gjitha katedralet dhe kishat e Shqipërisë. Ndërkohë më datë 29 mars do të mbahet një ceremoni e madhe e fronëzimit.

Kryepeshkopi Anastas prehet në Shqipëri në Katedralen Ortodokse, dhe la me testament se dëshira e tij ishte zgjedhja në krye të Kishës e një kleriku shqiptar.

5 nga 7 anëtarët e Sinodit të Shenjtë janë shqiptarë. Në Mitropolinë e Korçës, Hirësia e tij Joani; në Mitropolinë e Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësia e tij Asti; në Mitropolinë e Apolonisë dhe Fierit, Hirësia e tij Nikolla; në Mitropolinë e Elbasanit, Hirësia e tij Andoni dhe episkopi i Krujës, Hirësia e tij Anastasi. Anëtarët e tjerë të Sinodit janë mitropolitët e Amantias dhe Gjirokastrës, Nathanaili dhe Dhimitri, që janë shtetas grekë, por që nuk mund të jenë në krye të Kishës për shkak se nuk plotësojnë kriterin e kombësisë shqiptare sipas Statutit të miratuar në vitin 2006.

7 anëtarët e Sinodit do të votojnë për njërin prej mitropolitëve shqiptarë, ku emri më i përfolur është ai i kryepriftit më të vjetër, Hirësi Joanit të Korçës, i cili menjëherë pas vdekjes së ish kryepeshkopit Anastas u zgjodh përkohësisht në krye të Kishës.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar në Athinë. Ai udhëhoqi Kishën për më shumë se tri dekada dhe ringriti kishën e shkatërruar nga ateizmi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.