E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zguri bllokon dorëzimin e mandateve për këshilltarët bashkiakë
Lajme

Zguri bllokon dorëzimin e mandateve për këshilltarët bashkiakë

Partia Socialiste ka dërguar në Kolegjin Zgjedhor katër padit për rezultatin e 30 qershorin. Bëhet fjalë për mandatet për katër këshilla bashkiakë, për të cilat PS kërkon shpërndarjen. Konkretisht paditë janë për bashkitë Ura Vajgurore, Konispol, Devoll dhe Kuçovë.

PS i kërkon Kolegjit të shprehet, pasi KQZ nuk mundi t’i shpërndajë mandatet pasi kjo gjë kërkon 5 vota në KQZ, ndërkohë që kryetari Klement Zguri voton kundër. PS do të dërgojë në Kolegj padi për të gjitha bashkitë për të njëjtën arsye. Duket se vota kundër e Zgurit, bllokon marrjen e bashkive nga kryetarët e dalë nga 30 qershorin, pasi ata nuk nisin dot detyrën pa u betuar në Këshillin Bashkiak.

Klement Zguri nuk e jep votën për të dorëzuar mandatet për këto këshilla bashkiakë për shkak të rezultateve zgjedhore të cilat nuk përputhen. Në disa bashki ka pasur mospërputhje të numrit të votuesve dhe votave të numëruara. Rasti më flagrant ishte pikërisht në bashkinë e Urës Vajgurore ku u gjetën 1766 vota më tepër se votues.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.