E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhang nxjerr në shitje Interin
Lajme

Zhang nxjerr në shitje Interin

Interi nuk e ka nisur mirë sezonin e ri dhe sikur mos mjaftonte forma jo e mirë në fushën e lojës, skuadra ka probleme edhe me pronarët. Interi shumë shpejt nuk do të jetë më nën pronësinë e kinezëve.

Mediat italiane kanë zbuluar oferta të njëpasnjëshme që kanë mbërritur në zyrat e klubi. Kinezët në këtë pikë duket se janë të bindur për të lëshuar klubin në duar të tjera dhe sigurisht për t’u larguar me fitime kolosale.

Sipas “Libero”, presidenti i zikaltërve, Stiven Zhang, ka kontaktuar fondi financiar të njohur amerikan “Goldman Sachs” për të filluar procesin e shitjes.

Hapi i parë është pikërisht ai i gjetjes së blerësve të besueshëm dhe fondi amerikan do të jetë ndërmjetësi për të siguruar kalimin e pronësisë dhe shumave të mëdha që kërkohen për të dorëzuar aksionet kontrolluese të Interit.

Të njëjtat burime sqarojnë se Zhang ka zyrtarizuar këtë fond që të kërkojë 1,2 miliard euro për shitjen e aksioneve të “Sunning” në klubin zikaltër. Thuajse dyfishi i shifrës që mendohet se “Suning” ka derdhur në arkat e klubit zikaltër që nga viti 2016.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.