E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhduken dy turistë gjermanë në Malësinë e Polisit në Librazhd
Lajme

Zhduken dy turistë gjermanë në Malësinë e Polisit në Librazhd

Dy turistë nga Gjermania rezultojnë të zhdukur prej rreth 48 orësh në zonën e thellë malore të Polisit, në territorin e bashkisë së Librazhdit, duke ngritur alarmin tek autoritetet vendore.

Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur një itinerar ecjeje në brendësi të Malësisë së Polisit, por prej dy ditësh nuk kanë më asnjë kontakt me guidën që i shoqëronte gjatë eksplorimit.

Pas sinjalizimit, strukturat e Policisë së Elbasanit kanë ndërmarrë menjëherë një operacion kërkimi në terren. Në këtë aksion janë përfshirë efektivë policie, forcat e emergjencave civile si dhe banorë të zonës, të cilët kanë njohuri të detajuara mbi terrenin e vështirë malor.

Burime nga terreni bëjnë me dije se zona ku dyshohet se ndodhen turistët është e vështirë për t’u aksesuar, me reliev të thyer dhe mungesë të sinjalit të telefonisë celulare, çka e bën edhe më të komplikuar operacionin e kërkimit. Deri më tani, nuk është arritur të vendoset kontakt me ta, ndërsa nuk ka as sinjale nga pajisjet GPS që mund të kenë pasur me vete.

Operacioni vijon pa ndërprerje nga autoritetet dhe komuniteti lokal në Njësinë Administrative Polis, ndërsa orët në vijim konsiderohen vendimtare për lokalizimin e turistëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të humbjes së tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.