Zhduket i riu në mesnatë, pas dy orësh gjendet i mbytur në rezervuar
Një 18-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Gjat në Gjirokastër. Sipas dëshmive në familjareve në polici, ai u largua rreth mesnatës së të mërkurës nga banesa, ndërsa dy orë më vonë u gjet i mbytur në rezervuar.
“Në datën 25.07.2018, rreth orës 23:58, shtetasi R.H, 18 vjeç, është larguar nga banesa tij në fshatin Gjat -Gjirokastër dhe pas kërkimeve të bëra nga policia dhe familjarët e tij rreth orës 02:00 u gjet i mbytur në rezervuarin e fshatit Gjat. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor ku nga veprimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale”, njoftoi zyrtarisht Policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



