Zhduket” profili i këngëtarit me 600 mijë ndjekës në Instagram
“Instagram”-i i këngëtarit Luiz Ejlli, ka qenë një nga gjërat që është komentuar më së shumti në mediat rozë kohët e fundit.
Luizi arriti të mbledhë 600 mijë ndjekës në një kohë të shkurtër pasi u bë pjesë e “Big Brother VIP”.

Kjo menaxhimi i “Instagram”-it të këngëtarit shkaktoi “përplasje” mes familjarëve të Luizit dhe produksionit të “Big Brother VIP”.
Këtë profil menaxhonte shoqja e Luizit, Gena dhe motra e tij Ina Ejlli. Për shkak të konfliktit, Ina Ejlli ndryshoi emrin e “Instagram”-it të vëllait të saj. Më pas ky profil u bllokua.


Por nuk dihet çfarë ka ndodhur, pasi tashmë profili i këngëtarit nuk del as me emrin Luiz Ejlli dhe as me emrin Ina Ejlli.
Për këtë gjë nuk ka ende një reagim nga motra e Luizit, por mbyllja e “Instagram”-t ka shqetësuar fansat./ CNA.al
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



