E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhdukja e biznesmenit italian/ Pyetet partnerja shqiptare
Publik News

Zhdukja e biznesmenit italian/ Pyetet partnerja shqiptare

Vazhdon trilleri i zhdukjes së biznesmenit italian, Davide Pecorelli. Italiani u zhduk në zonën e Pukës. Makina që kishte marrë me qira u gjet e shkrumbuar.

Brenda saj u gjetën mbetje njerëzore, që do të analizohen për të parë nëse i përkasin biznesmenit italian.

Sipas gazetës La Nazione, në pyetje është marrë partnerja shqiptare e italianit. Hetuesit e kanë pyetur për më shumë se gjashtë orë, përpara se ajo të kthehej në Itali, raporton gazeta.

Pas kthimit në Itali, ajo deklaroi përpara një duzine punonjësish se Davide nuk gjendej.

Menjëherë pas këtij lajmërimi, një person tjetër u shfaq duke shpallur se kishte synim të forconte kompaninë në këtë moment delikat.

Të gjitha bizneset e italianit, përveç hotelit, do të jenë në emër të partneres.

Biznesmeni kishte katër fëmijë, tre me gruan e parë italiane dhe një me gruan e dytë shqiptare.

Ai ndodhej në Shqipëri për biznes në fushën e salloneve të bukurisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.