Zhdukja e “IMSI-catcher” burim debati mes gazetareve/ Lala-Bashës…
Pas deklaratave të gazetares Klodiana Lala, se zhdukja e përgjuesit IMSI-catcher, lidhet me përgjimet e disa politikanëve të cilët kanë komunikuar në telefon me disa të burgosur, ka reaguar gazetarja Anila Basha, e cila e ka sulmuar kolegen e saj Lala, për thashetheme.
“Prokuroria është duke hetuar një sërë zyrtarësh të lartë policie që përfliten për lidhje me kanabisin. Por më e rëndë se çështja e kanabisit për Haki Çakon është pajisja e përgjimit Imsi Catcher. Ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto e ka lënë të kuptohej se është në burg vetëm prej kësaj çështjeje. Haki Çako e futi në Shqipëri dhe në burgje madje. Them se kjo është damka e madhe. Në burgje flitet edhe për politikën edhe për afera. Ka biseda me politikanë”, – u shpreh Lala.
Anila Basha tha se këto që thotë gazetarja Klodiana Lala, janë thashetheme, sepse nuk mund të flitet për përgjime të politikanëve në komunikime me të burgosur, apo kushdo qoftë, përderisa nuk kemi një ato përgjime në dorë.
Pas kësaj, Lala i është përgjigjur se ato nuk janë thashetheme, por janë informacione nga burimet e saj. Ndërsa kanë kaluar në sulme personale lidhur me integritetin personal si gazetare.
Për këtë Lala u shpreh e revoltuar: “Mos më flit për thashetheme. Nuk mund të vësh në diskutim integritetin tim si gazetare. Kam burimet e mia. Ju me të dhënat e mia keni bërë lajme të tëra.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



