Zheji ja arsyet e dorëheqjes së Xhafajt: Ishte shantazh, u konfliktua me…
Analisti Artur Zheji ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj si shantazh pas përplasje brenda PS-së. Për Zhejin, largimi i Xhafajt nuk ishte meritë e opozitës, por e megaoperacionit të fundit të policisë “VOL-VO4”.
“Unë mendoj që nuk ishte një dorëheqje, ishte një shantazh. Nuk është meritë e opozitës, por është meritë e konflikteve të brendshme brena PS. Unë mendoj që është vënë një mekanizëm shumë i fortë në lojë, sepse kjo vërteton edhe njëherë atë që Fatmir Xhafaj ka patur një mbështetje ndërkombëtare të fortë qoftë nga SHBA, qoftë nga Brukseli dhe ka vepruar pavarësisht problemeve familjare, çështja e vëllait. Por unë nuk gjykoj këtë pjesë, unë gjykoj pjesën e punës që ai ka bërë si ministër.
Pjesa e punës që ai ka bërë si ministër është një punë reparatore. Pra nëse Shqipëria ishte e përfolur në hartën e vendeve kanabiste më të fuqishme të Evropës, zoti Xhafaj e përktheu atë në një përmbajte. Nuk po them se është një betejë e fitur, por është një betejë e luftuar dhe mbi të gjitha kam përshtypjen se shakrkimi i Xhafajt erdhi nga dy operacione: Nga Heroina e Hasit dhe nga zbulimi i përgjimeve të kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako”, u shpreh analisti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



