E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zheji ‘zbardh’ marrëveshjen Llalla-Gjiknuri/ ‘Më fal, të ndërmjetësoj me Ramën’, por….
Lajme

Zheji ‘zbardh’ marrëveshjen Llalla-Gjiknuri/ ‘Më fal, të ndërmjetësoj me Ramën’, por….

Kallëzimet e rënda që KLSH, ka bërë në adresë të ministrit Damian Gjiknuri, janë depozituar vit pas viti në Prokurorinë e Përgjithshme, kallëzime dhe raporte, të cilat e cilësojnë Gjiknurin si një nga ministrat më të përfolur të qeverisë Rama1 dhe Rama2.

Damian Gjiknuri përflitet si menaxheri më i madh i fondeve publike.

Mirëpo nëse KLSH, e ka bërë detyrën e saj, dosjet ngecnin gjithmonë në sirtarët apo në dollapët  e Adriatik Llallës.

Nuk është një mister që ka patur shumë takime ndërmjet Adriatik Llallës dhe Damian Gjiknurit, kryesisht në zyrat e Prokurorisë.

Madje ka patur edhe një takim, dy tre javë përpara largimit të Llallës nga detyra si kryeprokuror i Përgjithshëm.

Dihet presioni i madh dhe kërcënimet e vazhdueshme, që Adriatik Llalla ka pësuar nga ana e Saimir Tahirit, por thuhet se Gjiknuri ka qenë ai, që i premtonte ish kryeprokurorit, një ndërmjetësim me kryeministrin Rama, për një dalje të butë të Llallës nga sistemi i Drejtësisë.

Fakt është që Llalla i ka respektuar “paktet” nga ana e vet, kurse Gjiknuri mori nga ana e vet, përfitimet e veta, në lidhje me dosjet e shumta që ndenjën të vulosura.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.