E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhupa: Si Rama financoi me lekët e drogës shkrimin në median amerikane
Lajme

Zhupa: Si Rama financoi me lekët e drogës shkrimin në median amerikane

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa iu përgjigj deklaratave të dala nga Partia Socialiste në lidhje me shkrimin e revistës amerikane për lobimin rus të Lulzim Bashës.​

Sipas Zhupës shkrimi i publikuar në Mother Jones, një media ekstremiste e majtë e njohur për qëndrimet e saj anti-Trump, është financuar nga Edi Rama me para të paligjshme.

“Shkrimi është pjesë e një fushate të qëllimshme për të mbuluar kokainën dhe lidhjet e familjes Rama me të.

Akuzat me rusë të artikullit janë thellësisht qesharake, por për t’i bërë edhe më qesharake, sot ato i ripërcolli Elisa Spiropali.

Elisa, e cila nga puna në doganë duket se ka krijuar një njohje të veçantë për oligarkët, ka bërë sot një sallatë ruse me oligarkë dhe Kremlin.

Është shenjë e nivelit të turpshëm të korruptimit dhe inkriminimit të Partisë Socialiste fakti që ruajtësja e nderit në PS është bërë Elisa Spiropali. Por është akoma më e rëndë që një parti e tërë po angazhohet përherë e më shumë në mbrojtje të drogës dhe të krimit.

Edhe ky cikël akuzash të mercenarëve të paguar me paratë e kontrabandës dhe trafikut që kur Elisa ishte Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave, do të diskretitohen.

Ajo që mbetet është ajo që ka rëndësi – Saimir Tahiri si trafikant dhe familja Rama e përfshirë në tregtinë e kokainës. Këta janë rreziku i destabilizimit të Shqipërisë”, tha Zhupa.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.