Zhvillohen sot bisedimet mes diplomatëve, delegacioni ukrainas mbërrin në Bjellorusi
Delegacioni ukrainas ka mbërritur në Bjellorusi për të zhvilluar bisedime me Rusinë.
Me Ukrainën që mbrohet heroikisht, Perëndimi ka lëvizur në mënyrë dinamike ditët e fundit, duke përshkallëzuar mbytjen ekonomike dhe izolimin ndërkombëtar të Moskës, ndërsa ka ndihmuar ndjeshëm presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky me ndihmë ushtarake për të organizuar mbrojtjen e vendit të tij.
Në një lëvizje vendimtare mbrëmë në përgjigje të kërcënimit të mëparshëm bërthamor të Putinit, Bashkimi Evropian po mbyll hapësirën e tij ajrore për avionët rusë .
Bisedimet ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen në kufirin ukrainas- bjellorusi pranë lumit Pripyat, pas një ultimatumi të dërguar nga Moska në Kiev të dielën pasdite.
Kjo është përpjekja e parë për të arritur një marrëveshje mes dy palëve, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk u shfaq optimist për rezultatin e këtyre kontakteve, por tha se delegacionet do të takohen “pa kushte”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



