Zi për botën e artit, ndahet nga jeta muzikanti i njohur
Violonisti i njohur globalisht, Ivry Gitlis është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare në Paris. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familja e violinistit.
Një nga ambasadorët më me shumë vullnet i UNESCO-s, Ivry Gitlis ka luajtur një rol të veçantë në botën e muzikës klasike, si dhe është shumë i njohur për interpretimet e tij, ndonjëherë atipike, për repertorin. Violisnisti ndjehej mirë në muzikën xhaz apo muzikën cigane.
Ngushëllime për të kanë shprehur shumë emra të njohur të muzikës botërore si violonçelisti, Gautier Capuçon, i cili shkroi në rrjetet sociale se trishtimi i tij ishte i pamasë pas vdekjes së kësaj legjende të violinës.
Ndërsa vëllai i tij, Renaud Capuçon përshëndeti “një yll për të gjithë violinistët”, i fundit i Carëve të violinës kaloi në shekullin e XX.
Ivry Gitlis ishte i pari izraelit që interpretoi në ish-Bashkimin Sovjetik në 1955, themelues i festivaleve të shumta (në Vence, Menton, Saint-André-de-Cubzac, etj) ai ishte gjithashtu një mbrojtës i flaktë i procesit të paqes izraelo-palestinez.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



