E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr masiv në Orikum, flakët alarmojnë banorët
Lajme

Zjarr masiv në Orikum, flakët alarmojnë banorët

Shiko videon🎥

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Orikumit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe shqetësim për përhapjen e flakëve.

Një qytetar ka dërguar në redaksinë tonë pamje shqetësuese nga Tragjasi, rreth 5 km larg vendit të ngjarjes, ku shihet qartë intensiteti i lartë i flakëve dhe tymi i dendur që mbulon zonën.

Sipas burimeve nga terreni, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa pritet të mësohet nëse forcat zjarrfikëse janë angazhuar për të vënë nën kontroll situatën.

Banorët e zonës shprehin shqetësimin e tyre për përhapjen e mundshme të zjarrit, veçanërisht nëse era favorizon lëvizjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Priten më shumë detaje mbi përmasat e dëmit dhe ndërhyrjen e autoriteteve për shuarjen e flakëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.