Zjarr në ambientet e jashtme të burgut të Fushë-Krujës,
Një sipërfaqe me shkurre është përfshirë nga flakët në ambientet e jashtme të burgut të Fushë-Krujës.
Sipas raportimeve, mësohet se flakët që kanë nisur fillimisht jashtë rrethimit të burgut, në një zonë me shkurre dhe më pas kanë depërtuar brenda tij.
Menjëherë forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur punën për shuarjen e flakëve.
Brenda territorit të burgut flakët janë vënë nën kontroll, ndërsa në rrethimin e jashtëm vijojnë ende. Deri në këto momente është djegur mbi 1 hektar shkurre e ferra.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



