Zjarr në ambientet e Komisariatit të Policisë në Kamëz
Komisariati i Policisë në Kamëz është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Lajmi bëhet me dije nga burime policore.
Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta. Blutë po punojnë për të mësuar shkaqet e saj ndërsa nuk dihet nëse ka apo jo persona të lënduar.
Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa tani vazhdon puna për saktësimin e rrethanave të ngjarjes, për të mësuar edhe shkaqet që kanë sjellë rënien e zjarrit.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar, ndërsa godina është mbushur me tym si pasojë e flakëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



