E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr në kodrat e Babicës në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat
Flash

Zjarr në kodrat e Babicës në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat

Një vatër zjarri ka shkaktuar alarm ditën e sotme në zonën e kodrave të fshatit Babicë në Vlorë, ku për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar disa banesa pranë zonës së përfshirë.

Zjarri ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, pemtari dhe ullishte, duke shkaktuar dëme materiale. Mes dëmeve të raportuara janë edhe djegia e disa rrënjëve të ullinjve.

Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse të Vlorës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për neutralizimin e flakëve.

Pas rreth një ore pune intensive, zjarrfikësit kanë arritur të izolojnë vatrën e zjarrit dhe ta shuajnë plotësisht atë, duke shmangur përhapjen drejt banesave dhe një situatë më të rëndë për komunitetin e zonës.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë t’u bëjnë apel qytetarëve për të treguar kujdes të shtuar gjatë periudhës së temperaturave të larta, pasi pakujdesia mund të sjellë pasoja serioze për pronën, mjedisin dhe jetën e banorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.