Zjarr në një kasolle në Vlorë, humb jetën e moshuara
Mësohet se gruaja është djegur nga flakët dhe ka gjetur vdekjen në vend.
Policia në një informacion paraprak bëri me dije se:
Më datë 13.02.2020, rreth orës 08:37, në vendin e quajtur “Ura e Gjormit” Vlorë, në një stan ka marrë flakë një kasolle dhe si pasojë dyshohet se është djegur 80 vjeçarja S.Z., e cila ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



