Zjarr në një pikë karburanti në Lezhë, era po përhap flakët
Tym e flakë në një karburant në superstradën Lezhë-Lac mbrëmjen e kësaj të shtunë. Favorizuar edhe nga era, flakët shfaqin rrezikshmëri për zonën ndaj banorët rreth tij janë evakuuar. Dyshohet se shkak per shperthimin ne flake eshte bere nje bombul gazi.
Në një video publikuar nga LSA, shihen pamjet e filmuara nga një makinë në ecje, të zjarrit që ka shpërthyer.
Sipas raportimeve të para nga vendi i ngjarjes, forca të shumta policie dhe zjarrfikësit ndodhen për të shmangur pasoja fatale.
Zjarri ka rënë në një pikë karburanti në superstraden Lezhe- Lac, pranë kryqezimit të Shënkollit. Nuk raportohet për deme në njerez, vetem materiale. Sakaq, raportohet se janë dëgjuar dy shpërthime të fuqishme.
Priten detaje në vijim nga policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



