E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr pas mesnate në  Astir,banorët mes britmave duke tentuar të dalin jashtë
Lajme

Zjarr pas mesnate në Astir,banorët mes britmave duke tentuar të dalin jashtë

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e Astirit, në Tiranë, pas mesnatës së kaluar, ku një zjarr përfshiu një pallat.

Ngjarja ka tmerruar banorët, të cilët siç shihet nga pamjet, kanë lënë menjëherë banesat e tyre.

Pamjet tregojnë se tymi i zi ka “pushtuar” pallatin, ndërsa 8 persona kanë përfunduar në spital me dëmtime të lehta. Gjithashtu, nga flakët janë shkrumbuar katër automjete në garazhin e pallatit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.

Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.