E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarret  jashtë kontrollit në Xathë
Lajme

Zjarret jashtë kontrollit në Xathë

Situata me zjarret në Fushë Arrëz vijon të jetë tejet problematike, teksa në fshatin Xathë gjendja është më e rënduar.

 Autoritetet apelojnë për ndihmë, duke shtuar se është e pamundur të ndërhyhet për shkak të terrenit të thyer, ndërsa flakët kanë përparuar drejt një fshati tjetër, Flet.

Kryetari i bashkisë Hil Curri ka bërë thirrje për ndërhyrje nga ajri por deri tani pushteti qëndror nuk i është përgjigjur edhe pse situata është tepër kritike në këtë zonë.

‘Është situatë e tmerrshme, jam pa fjalë. S’;ka ndërhyrje as nga ajri, vetëm me mjetet që kemi vetë dhe Bashkinë e Pukës’.

Vatra e zjarrit është përhapur më shumë ndërkohë është dashur edhe evakuimi i banorëve në disa banesa të rrezikuara.

Sipas shërbimeve zjarrfikëse që kanë mbërritur nga Puka, flakët po kërcënojnë banesat që prej mbrëmjes së kaluar, ndërsa është bërë i mundur evakuimi i banorëve.

‘Qeveria duhet të ndërhyjë, kam njoftuar ministrin për ndërhyrje pasi është sipërfaqe e madhe dhe jemi në gjendje emergjence të shkallës numër 1’, u shpreh kryebashkiaku i Fushë Arrëzit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.