E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarri djeg dy makina në Maliq
Lajme

Zjarri djeg dy makina në Maliq

Një zjarr i rënë në një pikë karburanti jashtë funksionit në Maliq ka djegur plotësisht dy makina.

Zjarri ka rënë në një pikë karburanti në fshatin Veliternë të Maliqit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnate, por për fat të mirë pika e karburantit ishte jashtë funksionit.

Në nnjftimin e policisë thuhet se: “Nga veprimet e para, rezulton se zjarri ka rënë në një mjet tip kamion me targë AA098 RE, në pronësi të shtetasit V.B, 50 vjeç, banues në Tiranë, si edhe në një autoveturë, të cilat kanë qenë të parkuara dhe për pasojë janë djegur plotësisht”.

Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.