E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarri në Dukat po i afrohet Parkut Kombëtar të Llogorasë
Lajme

Zjarri në Dukat po i afrohet Parkut Kombëtar të Llogorasë

Zjarri që ka përfshirë malin “Shën Gjergji” në Dukat të Vlorës vijon të digjet për të pestën ditë radhazi, pas riaktivizimit të vatrave. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe këtë të mërkurë i janë afruar ndjeshëm Parkut Kombëtar të Llogorasë, duke krijuar një kërcënim serioz për ekosistemin dhe hapësirën e mbrojtur.

Në vendngjarje ndodhen aktualisht 80 forca ushtarake dhe 32 të tjera nga bashkia e Vlorës, të cilat po luftojnë me zjarrin në një terren të vështirë dhe të rrezikshëm. Dy helikopterë janë angazhuar gjithashtu në operacion, duke marrë ujë në Orikum dhe duke e hedhur në majën e malit për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Era e fortë dhe thatësira e kanë bërë më të vështirë ndërhyrjen, ndërsa zjarri po përhapet me shpejtësi si në drejtim të Dukatit, ashtu edhe drejt parkut të Llogorasë. Autoritetet mbeten në gatishmëri të lartë dhe vijojnë përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.