E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarri shkrumbon banesën, 4 anëtarët e familjes mbeten në qiell të hapur
Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 4 anëtarët e familjes mbeten në qiell të hapur

Shtëpia e një familjeje prtej katër anëtarëve është shkrumbuar nga zjarri në fshatin Bulcar tw Gramshit.

Forcat e zjarrëfikëses kanë mbërritur në vendngjarje por pa mundur të shpëtojnë diçka nga kjo banesë.

Sipas deklaratës së Policisë, shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Katër anëtarët e familjes shpia e të cilëve është shkrumbuar kanë mbetur në qiell të hapur pasi nuk kanë se ku të strehohen.

Kryefamiljari Ferdinant Bujku bujku ka bërë apel ndaj institucioneve si edhe ndaj të gjithë atyre që mund ta ndihmojnë me diçka pasi të ardhurat e tyre ekonomike janë të pamjaftueshme për të gjetur një banesë tjetër për të jetuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.