E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarri shkrumbon banesën në Kukës
Lajme

Zjarri shkrumbon banesën në Kukës

Familja me 8 anëtarë në qiell të hapur

Një shtëpi dykatëshe është shkrumbuar nga zjarri në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kalis, rreth 60 km nga Kukësi, ku janë shkrumbuar e gjithë baza materiale e banesës. Fatmirësisht, flakëve iu kanë shpëtuar anëtarët e familjes.Bëhet fjalë për familjen e Skënder Litës me tetë anëtarë, të cilët kanë mbetur në qiell të hapur. Zjarrfikëset nuk kanë mundur të ndihmojnë për shuarjen e flakëve, për shkak të infrastrukturës, ndërsa kanë qenë banorët e zonës që janë përpjekur, por pa rezultat.Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa Njësia Administrative dhe Bashkia e Kukësit po vlerësojnë dëmet për të gjetur edhe mundësitë e ndihmës e strehimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.