E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarri shuhet me mjete rrethanore në Gjirokastër
Lajme

Zjarri shuhet me mjete rrethanore në Gjirokastër

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme, që përfshiu mbrëmjen e së premtes zonën mes fshatrave Asim Zeneli, Antigone dhe Saraqinisht, u vu nën kontroll vetëm pas rreth gjashtë orësh pune intensive nga forcat e MZSH Gjirokastër.

Alarmi u dha në orën 22:50, ndërsa terreni i vështirë, i mbuluar me shkurre, bar të thatë dhe bimësi të dendur, e bëri të vështirë ndërhyrjen e efektivëve për shkak edhe të mungesës së mjete për fikjen e zjarreve. Në operacion morën pjesë zjarrfikësit e MZSH Gjirokastër, forca me kontratë të përkohshme, si edhe vullnetarë të Bashkisë.

Pas një operacioni që zgjati deri në orën 04:45 të mëngjesit, flakët u shuan plotësisht. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me barishte dhe shkurre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.