E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zot mëshirë për fallsifikatorët e maskave të skaduara
Publik News

Zot mëshirë për fallsifikatorët e maskave të skaduara

Zoti te falte
Nuk besoj se ekziston ne ndonje Kod Penal vepra falsifikim shteteror sepse ma merr mendja qe askush nuk ka guxuar te imagjinoje se shteti mund te falsifikoje apo fshehe. Falsifikim ben biznesi, bejne individet, por kurre shteti. Shteti kap keta qe falsifikojne.

Ai zyrtar ne Ministrine e Shendetesise apo ne ISHP qe e ka ideuar venien e pullave mbi datat e skadences se maskave eshte nje nga mendjet me te liga dhe perverse te planetit. Nuk eshte problemi pse maskat jane te skaduara. Ne jemi nje vend i varfer dhe sot maska nuk ka as Italia. Problemi eshte fshehja.

Sepse vetem me kete veprim, Ministria e Shendetesise ka shkaktuar me shume shqetesim te njerezit se sa te gjitha lajmet per virusin bashke.

Thoni te verteten sepse eshte menyra me e mire per te menaxhuar emergjencat e shendetit publik. Pse duhet qe ne cdo situate te shpiken marifete per te fshehur?

Nuk ka asgje te keqe te thuash, qe ne jemi nje vend i varfer, skemi maska. Nuk ka asgje te thuash qe do te perdorim keto maska, te te cilat jane jashte skadence dhe nuk mbrojne 100 per qind, por mbrojne 50 per qind.

Nje shtet qe sillet keshtu eshte i ndershem dhe ben maksimumin per qytetaret ne baze te mundesive ekonomike qe ka. Por nje shtet, nje zyrtar i cili ve pulla per te fshehur daten e skadences eshte me i keq se vete virusi.

Ai qe e ideoi kete ndoshta nuk do te pergjigjet kurre para ligjit. Por kjo nuk ka asnje rendesi. E rendesishme eshte qe ai apo ajo qe e beri kete eshte per t’u meshiruar. Zoti te falte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.