E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Zot, mos ki mëshirë për ata që skuqin rrugët e Shkodrës me gjakun e qytetarëve të pafajshëm”
Lajme

“Zot, mos ki mëshirë për ata që skuqin rrugët e Shkodrës me gjakun e qytetarëve të pafajshëm”

Një ngjarje e rëndë ku u shënua një viktimë dhe një i plagosur tronditi mesditën e sotme qytetin e Shkodrës.

Artan Hoxha, gazetari i kronikës së zezë ka bërë një pasqyrim të situatës në qytetin verior në një status në profilin e tij në Facebook.

Ai shkruan se objektivi ka qenë Fatos Ferracaku, një njeri pa asnjë problematikë në të shkuarën, djali i xhaxhait i Kujtim Ferracakut, babait të biznesmenit Arjan Ferracaku i vrarë më 1 shtator 2018, në zonën e Livadheve.

Më tej gazetari shton se viktima të krimit po bien qytetarët e pafajshëm.

Hoxha ka shkruar:

Mekanizmi i atentatit me dy autore me motorr, njeri prej tyre qitesi, dhe pas ngjarjes motorri digjet ne periferi te qytetit tregon se seriali i vrasjeve ne Shkoder i nisur me 15 korrik 2018, me ekzekutimin e Boran Bercanes dhe bashkeshortes se tij Silvi Ndocaj, eshte ne vijim e siper. Jo me larg se mbreme e pyeta live kryeministrin se ne Shkoder pavarsisht nga goditja e grupit Bajri nuk eshte zbuluar asnje nga 6 vrasjet dhe 2 personat e zhdukur pa lene gjurme, gjate veres se ketij viti. Pergjigja qe mora ishte: ”Kriminelet kokat hengshin”…”-shkruan ndër të tjera Artan Hoxha. Nga informacioni paraprak dhe dinamika e ngjarjes duket se ekzekutoret jane vrases me pagese, ndersa urdheruesi dhe truri i ketij atentati eshte duke ndjekur nga ekrani spektalin kriminal qe ka organizuar… Ngushellime familjeve te viktimave ne Shkoder. Per fat te keq lutja e vetme per shprese i shkon zotit, “mos ki meshire per ata qe skuqin rruget e Shkodres me gjakun e qytetareve te pafajshem”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.