E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zot na ruaj se për policinë …….
Flash

Zot na ruaj se për policinë …….

 

Naim Noka| opinion | publik.al

Pas atentatit të rëndë në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë punonjësi i AMP-së, Muçi Shaljani (i njohur si “Sheqeri”), askush nuk mund ta vërë në dyshim gjendjen alarmante të strukturave të sigurisë në vend. Policia e keqpërdorur për fushatë dhe aksione politike ballafaqohet me mungesë totale mjetesh, armë të prishura, dhe përfshirje të personave me të shkuar kriminale deri në AMP, pasi në polici jemi mësuar me kohë.

Në fakt shprehja “Shqipërinë e ruan Zoti”, merr kuptim pas atentatit pushkatues ku viktimë mund të ishte cilido prej nesh; në vendin e gabuar, në kohën e gabuar nëse do të ishim duke u kthyer ose duke ikur nga ky vend xhungël, sepse rendi është kthyer në fasadë. Fakti që punonjësi i AMP-së i plagosur ishte pjesë e bandave, ndërkohë që policët në terren “nuk kanë as levë për të thyer një xham makine në rast emergjence, nuk ka nevojë për koment.

A do t’i duhet Ramës të paktën të mbrojë qeverinë dhe veten kur kalon nga Rinasi? Albanës dhe Ilir Prodës para se të merren me llogje dhe video të merren me reformim urgjent të strukturave të sigurisë, pajisje të policëve me armë funksionale, jelekë antiplumb dhe mjete ndërhyrjeje, si dhe pastrim të radhëve të AMP-së dhe Policisë nga “elementët e lidhur me krimin”.

Të shkëpusin lidhjet e policisë me bandat por kjo është e pamundur kur Banda e Durrësit dhe Elbasanit kontrollojnë krerët drejtues të policisë, ndaj autorët e atentatit kishin informacion të saktë mbi lëvizjet e viktimës dhe se informacioni mund të ketë rrjedhur nga brenda policisë.

Bandat dhe policët si Mustafa Sheqeri përdoren për fushatë për të mbledhur vota. Pse nuk flet ish-ministri Ervin Hoxha. Ai e përdori Muç Sheqerin për vota dhe më pas e bëri agjent të AMP-së.
Sepse edhe zëvëndësuesin pas dorëheqjes së kreut të AMP-së Flor Sulejmani, ish-ministri Ervin Hoxha komandoi z. Artjol Saliasi pa përvojë dhe pa kritere. Sigurisht e përdori për të emëruar dhe bëre qoka si rasti i Muç Sheqerit.

Po çfarë përvoje kishte  z. Artjol Saliasi?
• Specialist në IKMT – pra, me fadromat dhe lejet e ndërtimit.
• Specialist në Tatime – me deklarata fiskale, jo me policë gjyqësore.
• Operator kompjuteri në lloto sportive – ku eksperienca kryesore është shtypja e bileteve dhe printimi i kuponit.

Në vend të 7 viteve në siguri, kemi 7 vite lëvizje zyrash.
Në vend të 10 viteve në polici gjyqësore, kemi 10 gishta mbi tastierë.

Në çdo institucion normal, hapet konkursi, shpallen kriteret dhe punonjësit me karrierë garojnë për ngritje në detyrë. Në AMP, nën drejtimin e Artjol Saliasit, që ishte i komanduar ndodhi e kundërta: konkursi mbyllet, qokat hapen.

Punonjësit aktualë, që kanë kaluar testime, vetting e trajnim, mbahen jashtë loje, duke u orientuar të mos konkurrojnë për ngritje në detyrë. Pse? Saliasi bëri qokën për disa emra dhe konkretisht: Ervin Hasrama dhe Besmir Qibini, deri dje pjesë e Policisë së Shtetit, projektohen të katapultohen në AMP – edhe pse, ironikisht, kanë qenë më parë subjekte të vetë kësaj agjencie.

Pra, ata që duhet të ishin nën kontroll, tani bëhen kontrollorë. Një formulë e re karriere: nga i hetuar, në hetues; nga subjekt, në drejtues. Ndërkohë, punonjësit e ndershëm të AMP-së, që kanë vite në sistem, shohin nga korridoret sesi vendet e tyre rezervohen për njerëz pa kontribute në AMP.

Këto praktika nuk janë thjesht lojë me emra, por minojnë vetë misionin e AMP-së. Një agjenci që duhet të mbikëqyrë policinë, rrezikon të shndërrohet në vegël të korruptuar dhe të pabesueshme, pa autoritet dhe pa rezultate. Çdo prurje e tillë nga policia, që kalon nga “subjekt” në “kontrollor”, sjell vetëm dekonspirim, konflikt interesi dhe humbje besimi nga qytetarët.

Në fakt Artjol Saliasi nuk plotësonte kriteret ligjore të nenit 20 dhe 54, as për të qenë i komanduar. CV-ja e tij nuk është shembull karriere, por një sfidë e hapur ndaj ligjit dhe një rrezik i drejtpërdrejtë për të ardhmen e Agjencisë.

Në këtë batak nuk ke çfarë pret nga policë të thjeshtë apo ato të Antidrogës në Drejtorinë e Policisë Tiranë që përdorin masivisht numra të huaj WhatsApp për komunikime korruptive e konfidenciale, për t’iu shmangur përgjimeve. Policët e Andidrogës, gjatë  operacioneve  vjedhin sendet personale qytetarëve, gjatë kontrollit duke filluar nga varëset, zinxhirë floriri dhe para kesh.

Edhe nëse priten ndryshime në strukturat e Rinasit, ku fatkeqësisht mund të preken punonjës të ndershëm, ndërsa ata që kanë mbështetje “nga lart” do të mbeten në detyrë.

Ndaj kjo është gjendja reale e Policisë së Shtetit. Në një vend ku siguria është zero, askush nuk dëshiron të bëhet dëshmor për një rrogë qesharake. Ndaj dhe zoti vuri dorën në zemër dje, para togës së pushkatimit dje në Aeroportin e Rinasit! Zoti na ruaj për rendin dhe sigurinë që kemi!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.