E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zoti DUMANI ndaloni vjedhjen  !
Lajme

Zoti DUMANI ndaloni vjedhjen !

Një çmenduri alla Rilindase

SPAK ka shpallur ne kerkim Giuseppe Ciaffaglionen, i cili sipas letrave qe kane bere keta, rezulton pronar me 30 per qind tek koncesioni i inceneratorit te Tiranes.

Giusepe Ciaffaglione

Qeveria dhe bashkite e qarkut Tirane dhe Durres i paguajne cdo muaj 1 milione euro inceneratorit te Tiranes. Nga keto 330 mije euro-OPEX shkojne ne llogarine private te Ciaffagliones.

Pronari i Djegësit të Tiranës në kërkim nga SPAK, urdhër arrest për Ciaffaglione

SPAK ka shpallur në kërkim për inceneratorin e Fierit është edhe Giusepe Ciaffaglione, një nga pronarët e inceneratorit të Tiranës.

Arjola Kodra dhe italiani Giuseppe Ciaffaglione dyshohen të kenë bërë pagesa fiktive në emër të babait të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, duke e paraqitur si të punësuar “Drejtor Kantieri”. Ai ka përfituar një pagë mujore prej 6 mijë eurosh për një periudhë nga tetori 2018 deri në janar 2020.

Në dokumentin e mëposhtëm vërtetohet se italiani Giusepe Ciaffaglione është një nga pronarët zyrtarë të inceneratorit të Tiranës me 30 % të aksioneve.

Pra qeveria i thote Ciaffagliones, urdhero 330 mije euro cdo muaj tek llogaria jote qe ti kesh njehere. Ama po te kapa do te fus ne burg. A ka cmenduri me te madhe se kjo?

Kur dolen keto historite e Zotos dhe Mertirit, kompania koncesionare e inceneratorit te Tiranes tha qe ne nuk kemi lidhje me keta. I kemi thjesht nenkontraktore dhe nuk mbajme pergjegjesi nese ata mund te kene shkelur ligjin. Po tani qe ka rene pronari me letra brenda, si do e justifikojme?

Ky zoteria, qe u zgjodh kreu i SPAK dhe per te cilin ka shume pritshmeri, vendimin e pare qe duhet te merrte ishte bllokimi i inceneratorit te Tiranes.

Hetimi i fajtoreve dhe atyre qe kane shkelur ligjin eshte shume i rendesishem. Keta duhet te bllokojne urgjentisht pagesat per inceneratorin e Tiranes se ajo qe ndodh aty eshte cmenduri.Por me e rendesishme dhe emergjente aty eshte te ndalet vjedhja. Sepse njerezve kjo u intereson, te mos vidhen. Pastaj hetimet per te gjetur fajtoret te vazhdojne sa te duan.

Tani ose bllokoni pagesat per inceneratorin e Tiranes, ose hajde bejme nje prokurori tjeter speciale qe te hetoje SPAK-un. Se keshtu kjo nuk shkon. Pronari ne kerkim nga drejtesia, qeveria i con 330 mije euro cdo muaj ne llogari. Njesoj sikur qeveria italiane te paguante kompanite e Totto Rinas, kur e kishte ne kerkim. Kete po bejne keta. Dhe e gjitha kjo kalon si nje gje normale./Klodian Tomorri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.