E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Zoti Eni!’, Eni Çobanin e bëjnë burrë ‘live’, ja si reagon gjyqtarja më e famshme shqiptare!
Lajme

‘Zoti Eni!’, Eni Çobanin e bëjnë burrë ‘live’, ja si reagon gjyqtarja më e famshme shqiptare!

Nuk është e pazakontë që shumë emigrantë, për shkak të viteve që kalojnë në një vend të caktuar të marrin të paktën theksin e gjuhës së vendit ku jetojnë.

Ky ishte edhe rasti i Olsit, njëra palë e ftuar në studion e “Shihemi në gjyq”, i cili prej shumë vitesh jetonte në Greqi.

 

Por përveç theksit grek, një tjetër detaj që krijoi ndoshta edhe humor, ishte fakti se Olsi duket se kishte harruar fjalën e përshtatshme për t’iu drejtuar një zonje.

Kjo pasi në pjesën më të madhe të programit, ai e thërriti zonjën Eni Çobani, “Zoti Eni”.

Olsi: Zoti Eni…

Adriana e korrigjon: Zonja Eni

Çobani: Nuk ka problem, ai e filloi kështu dhe unë po e lë që ta mbarojë po kështu, nuk ka problem.

Thuajse gjatë gjithë emisionit, Olsi e pati të vështirë të vendoste, mes “Zotit” dhe “Zonja”. Megjithatë, juristja dhe drejtuesja e “Shihemi në Gjyq”, e kaloi gjithçka me qetësi, duke u fokusuar tek problemi për të cilin ishin në studio.

Diskutimi për pronat mes dy kunetërve nuk kaloi pa përplasje mes tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.