E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zoti President, nuk është koha për të mbrojtur pishat!
Publik News

Zoti President, nuk është koha për të mbrojtur pishat!

Duke marrë shkas nga një sërë postimesh në profilin tuaj zoti President, më lind natyrshëm pyetja- Në cilin realitet jetoni zoti President?!

E vlerësoj pa masë, dashurinë tuaj për natyrën, sikundër edhe ngulmimin tuaj për të na shfaqur pamje nga vendlindja juaj.

Është e shëndetshme që herë pas here të kujtohemi nga ku kemi ardhur, për të ditur se ku do të shkojmë.

Vlerësoj gjithashtu edhe ngjitjen tuaj në mal dhe postimet e shpeshta mbi zona gjeografike të ndryshme në Shqipëri dhe pasuritë përkatëse natyrore.

Përmes jush, shqiptarët mund të bëjnë një udhëtim virtual nëpër Shqipëri, nga divani i tyre në shtëpi.

Në një postim tuajin, nënvizoni faktin se disa pisha në një zonë të caktuar të Shqipërisë po dëmtohen dhe nevojitet një ndërhyrje për t’i mbrojtur.

E çmoj paraprakisht ndjeshmërinë tuaj për pishat, por besoj se sikundër pushteti ka një hierarki, ashtu duhet të kenë edhe shqetësimet.

Besoj se paraprakisht biem në një mendje, teksa pohoj faktin që Shqipëria aktualisht gjendet në një çast kritik, i cili përfshin aspektin ekonomik, aspektin politik dhe aspektin e marrëdhënies së qytetarit me pushtetarin; marrëdhënie e cila përcillet nga një mosbesim i ndërsjellë.

Mendoj se dilemat e vështirësisë ekzistenciale për çdo shqiptar, aktualisht përbëjnë të vërtetën themelore të popullit.

Të vërtetat ndahen në të vërteta themelore dhe në të vërteta dytësore.

Të vërtetat themelore përbëjnë një urgjencë kombëtare, pasi lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me jetën, lirinë dhe sofrën e çdo shqiptari.

Të vërtetat dytësore, zgjidhen pasi të jenë shuar ato themelore.

Post Scriptum- Do të doja edhe unë që pishat e dëmtuara në Shqipëri, të ishin problemi themelor, por për fat të keq nuk është kështu.
Elona Caslli

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.