Zoti Rama, kërkojmë ndihmë për të mos falimentuar
Operatorët turistikë, të përfaqësuar nga Shoqata e Industrisë së Turizmit STI, me qendër në Sarandë dhe disa shoqata të tjera të kësaj fushe ne Shqipëri i janë drejtuar me nje letër Kryeministrit Edi Rama , Ministrit të Turizmit Blendi Klosi , Ministrit te Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryetarit të Bashkisë Sarandë Ardian Gurma.
Sipas kryetarit të STI Arben Çipa, në përmbajtje janë 6 pika konkrete të cilat do të ndihmojnë industrinë e turizmit për të mos falimentuar në këtë emergjencë të pazakontë. Përfaqsuesit e biznesit turistik sygjerojnë:
1.Të mos aplikohet për këtë kategori tarifa vendore për vitin 2020
2.Mos aplikimin e tatim-fitimit per një periudhë 3 mujore
3.Përgjysmimi i taksës së ndërtesës për këtë vit
4.Subvencionim të pagesave për tre muaj
5.Suport për pagën minimale
6.Shtyrjen e pagesave të kësteve të kredive për një periudhë 6 mujore .
Kryetari i shoqatës Arben Çipa thekson se operatorët turistikë ndodhen përpara një dileme të madhe: A do të ketë sezon turistik për këtë vit?
Propozimet e mësipërme, sipas Çipës, krijojnë frymëmarrje për qindra dhe mijëra persona që janë të lidhur me turizmin i cili këtë vit pritet të ketë një ulje drastike të kohëzgjatjes dhe sasisë së përpunimit të personave që do të vizitojnë vendin tonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




