E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zoti ua lehtësoftë ditët e vështira!
Lajme

Zoti ua lehtësoftë ditët e vështira!

Deputeti demokrat Lulzim Basha, ka ndarë paraditen e kësaj të shtune një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë. Zoti u lehtësoftë ditët e vështira e u ndriçoftë të ardhmen gjithë shqiptarëve, thotë ish-kreu i PD.

“Mesazhi i Kurban Bajramit dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti. Të dashur vëllezër dhe motra besimtarë myslimanë, nga zemra ju uroj, Gëzuar Festën e Sakrificës, këtë kremtim të shenjtë të fuqisë së besimit tek Krijuesi.

Sjelltë kjo festë sa më shumë gëzim, hare, shëndet e harmoni, për gjithsecilin prej jush dhe familjet tuaja! Zoti qoftë pranë shqiptarëve, u lehtësoftë ditët e vështira e u ndriçoftë të ardhmen”, shkruan Lulzim Basha në mesazhine  tij të urimit për besimtarët myslimanë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.