Zv.kryeministri ngre zërin por nuk e dëgjon njeri : I falënderoj që na hapën sytë dhe mendjen në mes të natës
Zv.kryeministri Erjon Braçe vazhdon të denoncojë zhurmën që krijojnë punonjësit e një objekti pranë shtëpisë së tij gjatë orëve të natës, por edhe në mëngjes. Kaq i pafuqishëm duket sa nuk pushon duke u ankuar në rrjetet sociale.
Sa i fuqishëm është zëvendësi?
Po marrim zëvendësin më të rëndësishëm në Shqipëri, të tjerët pastaj llogaritini vetë.
Shihni zv KM, i çan veshin një betoniere në mes të natës nuk e le fjet gjumë. S’ka pikë autoriteti ta ndaloje, e vetmja gjë që mund të bëjë është një video dhe e hedh denoncimin ne fcb, njëlloj si çdo qytetar i rëndomtë që hedh nga këto videot dhe shkruan “anonim të lutem”.
orës 12 të natës, Braçe shkruan duke ironizuar: Ka nisur edhe ndalim qarkullimi medemek!
Denoncimet e Erjon Braces
Ora 00.02, e diele!
Vazhdon!
Ka nisur edhe ndalim qarkullimi medemek!
Dua ta falenderoj SHEHU 2AB KONSTRUKSION qe na hap syte e mendjen ne kete ore!
Ora 23.39, e shtune!
Cmendia nuk ka fund!
Kete tjetrin e zuri tani.
Per 20 minuta duhet te nis ndalim qarkullimi medemek!
Per makinat, per njerezit;
JO PER ZHURMAT SE PER TO SKA THENE KUSH GJE!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



